back to top
17.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniBDI-ja kërkon garanci për pavarësinë e Inspektoratit për zbatimin e gjuhëve nën...

BDI-ja kërkon garanci për pavarësinë e Inspektoratit për zbatimin e gjuhëve nën Ministrinë e Drejtësisë

Bashkimi Demokratik për Integrim, reagon ndaj ndryshimeve të Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese, me të cilat inspektorateve u hiqet statusi juridik dhe bëhen pjesë përbërëse të ministrive. Sipas BDI-së, kjo nuk duhet të ndodhë edhe me Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, pasi puna e tij është e rregulluar me dy ligje të veçanta – Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe Ligjin për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, të cilët qartësisht e përcaktojnë këtë inspektorat si një person juridik.

“Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë nuk kanë asnjë bazë ligjore për të vendosur këtë inspektorat nën varësinë e plotë të ministrisë dhe duhet menjëherë të sigurojnë se ky institucion do të vazhdojë të funksionojë në mënyrë të pavarur, siç e përcakton ligji. Çdo përpjekje për të reduktuar pavarësinë e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve do të konsiderohet si sulm ndaj të drejtave gjuhësore të qytetarëve shqiptarë dhe një hap prapa në respektimin e barazisë gjuhësore të garantuar me Kushtetutë dhe Marrëveshjen e Ohrit”, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Sipas ndryshimeve të fundit ligjore, inspektoratet nuk do të jenë subjekte juridike të pavarura, por do të punojnë si organe në përbërje të ministrive dhe nuk do të kenë llogari buxhetore të tyre. Inspektoratet gjithashtu nuk do të munden në mënyrë të pavarur të zbatojnë procedura për furnizime publike dhe punësime, e as të vendosin për të drejtat dhe obligimet nga marrëdhënia e punës. Kjo, sipas qeverisë bëhet me qëllim që të përforcohet roli i ministrive në lidhje me mbikëqyrjen e ligjeve që kanë nën kompetenca./Alsat.mk

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat