Gjykata e Posaçme pranoi gjykimin e shkurtuar për të pandehurit Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Besmir Murtati, Adrian Cenaj, Albert Prenga dhe Dedan Gjoni në këtë proces.
Çështja u nda për ish-zëvendës drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçanin dhe ish efektiven e policise, Jonida Babameto.
Të dy ata do të gjykohen me procedurë të zakonshme.
Gjithashtu gjykata shpalli moskompetencën duke dërguar dosjen në ngarkim të Breçanit dhe Babametos në Gjykatën e Tiranës.
Erzen Breçani, ish-funksionar i lartë i Policisë së Shtetit akuzohet për pastrim parash në bashkëpunim dhe përkrahje të krimit. Ai dyshohet se ka ndihmuar të akuzuarin si vrasës me pagesë Nuredin Dumani. Ndërkohë ish-oficeri Dedan Gjoni, akuzohet si anëtar i organizatës kriminale.