back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaZhytet tregu kripto/ Likuidohen 2.1 miliardë dollarë në 24 orë

Zhytet tregu kripto/ Likuidohen 2.1 miliardë dollarë në 24 orë

Tregjet globale u tronditën javën e kaluar pasi presidenti Amerikan Donald Trump njoftoi ditën e Premte vendosjen e tarifave ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës ndërsa aksionet Amerikane u zhytën ndjekur nga likuidime masive të kriptoaseteve.

Kontratat futurës të Dow ranë me 1.2 përqind ditën e Dielë, ndërsa ato të S&P 500 dhe Nasdaq ranë me 1.9 përqind dhe 2.7 përqind respektivisht. Ndërkaq Bitcoin dhe Ethereum ranë me 5 përqind dhe 10 përqind respektivisht ndërsa Dogecoin dhe XRP me 19 përqind.

Tregjet kripto, të cilat tregtojnë 24/7 janë shndërruar në një indikator i gjerë i sentimentit të tregut. Rënia e tregjeve futurës dhe kriptoaseteve sugjerojnë se investitorët presin turbulenca të forta në tregje kur të hapen ditën e Hënë.

Ekspertët besojnë se kemi prekur fundin me lajmin e tarifave dhe ka ngelur shumë pak likuiditet për të shtyrë çmimet më poshtë.

2.1 miliardë dollarë kriptoasete u likuiduan në 24 orët e fundit sipas të dhënave të CoinGlass. Bitcoin ra në 92,500 dollarë, niveli më i ulët prej disa javësh ndërsa Ethereum në 2,300 dollarë duke eliminuar çdo përparim që kanë bërë prej Nëntorit.

Tarifat e fundit me shumë gjasa do të çojnë drejt një inflacioni më të lartë duke dëmtuar sentimentin e investitorëve në kripto. Reagimi i tregut mund të reflektohet në mbajtjen e interesave të larta nga Rezerva Federale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat