back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetPas Braimllarit/ Një tjetër zyrtar i partisë së Metës në PS

Pas Braimllarit/ Një tjetër zyrtar i partisë së Metës në PS

Pas largimit të Endrit Braimllarit drejt PS-së, tashmë është ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë së Lirisë dhe ish-kandidati për deputet, Klevi Pojani, që është bashkuar me socialistët.

Pojani është emëruar administrator i Njësisë Administrative Nr.8 në Bashkinë e Tiranës, duke u bërë pjesë e strukturave të qeverisjes vendore të drejtuar nga PS dhe Erion Veliaj.

“Sot nis një sfidë e re me detyrën si administrator i Njësisë Administrative Nr.8 Bashkia Tiranë.

Me dëshirën për ti shërbyer me përgjegjësi çdo qytetari dhe për të qëndruar gjithmonë një derë e hapur ndaj çdo kujt që dëshiron të shprehi shqetësimet e tij, besoj se do ja dalim të jemi gjithmonë prezent për të gjetur zgjidhje e për të ofruar ndihmë!

Falenderoj kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për besimin!

Ky qytet që ka ndryshuar kaq shumë dita-ditës vrapon e është kthyer jo vetëm në kryeqytetin e shqiptarëve por në kryeqytetin e gjithë Ballkanit!

Pranë njerëzve dhe në lagjen ku u linda dhe u rrita, në lagjen simbol të Tiranës tonë të dashur,” ka shkruar ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat