back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaGAP: Si ndikon në Kosovë urdhri i Trump për pezullimin e përkohshëm...

GAP: Si ndikon në Kosovë urdhri i Trump për pezullimin e përkohshëm të ndihmave të USAID

Departamenti i Shtetit i SHBA-së, më 24 janar, urdhëroi ngrirjen e financimeve të reja për pothuajse të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare amerikane të cilat u zbatuan kryesisht përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID.

Instituti GAP tha se në Kosovë ky vendim i presidentit amerikan Donald Trump i ndikon rreth 17 projekte aktive të financuara nga USAID që japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit.

“Urdhri i Presidentit të SHBA-së për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj për 90 ditë, në Kosovë i ndikon rreth 17 projekte aktive të financuara nga USAID që japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit. Disa prej tyre kanë filluar që para pandemisë dhe shumica prej tyre zbatohen nga kompani amerikane e disa më të vogla nga organizata vendore. Përfituesit kryesorë përfshijnë institucione publike si komunat, ministritë, agjencitë e pavarura, universitetet, gjykatat, e po ashtu mediat, sektorin privat dhe organizatat e shoqërisë civile”, tha GAP.

Instituti ka publikuar edhe një tabelë të projekteve aktive të USAID në Kosovë:

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat