Real Madrid arrin kualifikimin në fazën gjysmëfinale të Kupës së Mbretit në Spanjë, me një gol në “frymëmarrjen e fundit”. Sfida ndaj Leaganes pati dy tablo, me pjesën e parë ku Real Madrid u tregua superior duke dominuar vendasit, pas dy golave të shpejtë, me Modriç që me një prekje vendimtare në zonë shënoi golin e epërsisë në minutën e 18 dhe me talentin brazilian Endrick që përfitoi nga një gabim në zonën e rreptësisë për të shënuar golin dyfishimin të rezultatit 7 minuta më vonë.
Megjithatë vendasit e Leganes nuk u dorëzuan teksa fillimisht ishte një penallti e fituar 6 minuta nga fundi i pjesës së parë dhe e shndërruar në gol nga Juan Cruz. 24 vjeçari do të ishte vendimtar sërish në pjesën e dytë ku shënoi edhe golin e barazimit në minutën e 59, aty ku ishte me fat pas devijimit që mori topi i goditur nga ai, që u ndal në cepin e portës së Lunin.
Real vijoi përpjekjet deri në fund për të gjetur golin e 3 dhe arriti ta bëjë realitet atëherë kur më pak pritej, teksa do të vinte minuta e 3 shtesë, kur një harkim nga e djathta i Brahim Diaz do të devijohej saktë me kokë nga 20 vjeçari Gonzalo Garcia, që do të realizonte me kokë golin e 3 që do t’i jepte kualifikimin madrilenëve mes 4 më të mirave të Kupës së Mbretit. Ky ishte goli i parë në karrierë për talenitn e ri të rritur në skuadrat e të rinjve të skuadrës së mbretërorëve
Mjaft i lumtur ishte në përfundim të sfidës për kualifikimin e skuadrës së tij, tekniku italian Carlo Ancelotti, i cili u ndal të flsite për ndikimin e lojtarëve të dal nga akademia e Real Madrid:
“ Duhet të jemi shumë të lumtur për atë se çfarë dhanë sonte në fushën e lojës lojtarët tanë të rinj.E rëndësishme është gjithmonë suksesi pavarësisht se kush luan. Por këtë sezon edhe si shkak i dëmtimeve, lojtarët e rinj kanë patur hapësirat e tyre dhe kanë dhënë gjithmonë maksimumin. Sigurisht ata kanë mungesën e sksperiencën, por do të rriten ditë pas dite.”