back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 6 Shkurt, 2025
spot_img
KreuSportiSusic “përzien kartat” në Milano/ Asllani në dyshim të fortë

Susic “përzien kartat” në Milano/ Asllani në dyshim të fortë

Inter ishte një nga ekipet më pak aktive në këtë sesion të merkatos në Serie A, me zikaltërit që realizuan vetëm dy blerje, Zalewski, huazim me të drejtë blerje në fund të këtij sezoni dhe Petar Susic, me mesfushorin kroat që do të zbarkojë në Milano në fund të këtij sezoni, një operacion që i kushtoi arkave të klubit 14 milionë euro, plus bonuse. Blerja e Susic do të thotë shumë, lidhjet ngushtë edhe me të ardhmen e Kristjan Asllanit.

Fakti që Inter investoi në këtë repart, në mesfushë, vendos edhe një herë në dyshim të ardhmen e Asllanit. Susic shihet nga stafi zikaltër si një mesfushor që mund të bëjë shumë mirë edhe rolin e regjisorit, mbase i vetmi pozicion ku Inzaghi nuk ndihet shumë komod.

Asll

Corriere dello Sport shkruan se ardhja e Susic ka disa prapaskena, ku është i përfshirë jo vetëm Asllani, por dhe vetë Calhanoglu. Rendimenti i regjisorit turk këtë sezon nuk ka qenë shumë i mirë, i kushtëzuar shpesh nga dëmtimet e njëpasnjëshme.

Në fund të këtij sezoni, stafi drejtues i Inter duhet të bëjë disa llogari, t’i besojnë mesfushën dy lojtarëve të rinj dhe Susic dhe Asllani dhe të përfitojnë nga shitja e Calhanoglu, ose të shesin Asllanin, një lojtar që në tre vite në Milano nuk ka justifikuar plotësisht statusin e tij si zëvendësues i Calhanoglus./BW

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat