back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 6 Shkurt, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëChatGPT mund të përdoret edhe pa krijuar një llogari në OpenAI

ChatGPT mund të përdoret edhe pa krijuar një llogari në OpenAI

OpenAI nuk po tregon shenja ngadalësimi me ritmin e fundit të përditësimeve. Ditën e Mërkure kompania njoftoi zgjerimin e disponeshmërisë për ChatGPT Search.

Pasi lançoi mjetin fillimisht për përdoruesit me pagesë në Vjeshtën e vitit të kaluar, dhe më pas ta bënte të disponueshëm për të gjithë përdoruesit pa pagesë në fund të 2024, tashmë kushdo mund të përdorë ChatGPT Search pa u kyçur fare në një llogari.

“Njësoj si eksperienca kur jeni i kyçur në një llogari, ChatGPT mund të kërkojë uebin dhe tu japë përgjigje të shpejta dhe të sakta me lidhje nga burime ku është bazuar direkt në ChatGPT,” tha OpenAI.

Njoftimi i ditës së sotme do të thotë se OpenAI është gati të konkurrojë me Google në kërkimin online edhe pse për momentin kompania mbase është më e shqetësuar për konkurrentët si DeepSeek.

Javën e kaluar lançoi modelin më të fundit AI dhe një veçori të ChatGPT quajtur Deep Research së bashku me një logo të re.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat