KreuDrejtësiaSara Mila nën hetim nga SPAK për zgjedhjet/ Deputetja: Do të jem...

Sara Mila nën hetim nga SPAK për zgjedhjet/ Deputetja: Do të jem këtu sa herë të më kërkojnë

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Sara Mila, është larguar nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas afro një ore qëndrimi, ku është thirrur në kuadër të një hetimi për dyshime për korrupsion zgjedhor.

Pas daljes nga godina e SPAK, Mila u prononcua shkurt për mediat, duke deklaruar se do të paraqitet sa herë që të kërkohet nga organi i akuzës.

“Do jem këtu sa herë të më dalë emri”, u shpreh deputetja.

Mila po hetohet nga prokurori Bledar Maksuti, në lidhje me dyshimet për përdorimin e ndihmës ekonomike dhe përfitimeve të tjera me qëllim ndikimin te votuesit gjatë procesit zgjedhor.

Hetimet synojnë të zbardhin nëse skema të tilla janë përdorur për të siguruar mbështetje elektorale në qarkun e Elbasanit, ku Mila rezultoi kandidatja më e votuar në radhët e Partisë Socialiste.

Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK mbi përmbajtjen e dëshmisë së deputetes apo mbi veprimet e tjera hetimore që mund të ndërmerren në këtë çështje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat