Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se dje, ka sulmuar fizikisht dy persona.
Kjo u konfirmua nga kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.
Sipas Kryeziut, rasti nuk ka të bëjë me vepra të cilat lidhen me zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur të dielën.
Damka është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, e cila ka garuar në zgjedhjet parlamentare.
Sipas medias së Kosovës Kallxo.com, ai dyshohet se ka sulmuar një kandidate nga Partia Turke e Lëvizjes Novatore.
Ndryshe, Damka është kryetar i partisë Kosova Demokratik Türk Partisi – KDTP.



