back to top
12.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“Olsi Dado merrte në telefon gruan e Veliajt për t'u paraqitur në...

“Olsi Dado merrte në telefon gruan e Veliajt për t’u paraqitur në SPAK”/  Avokati: Duhet të çohet fletëthirrje

Avokati Kujtim Ibraj, ka deklaruar se masa e arrestit me burg për kryebashkiakun Erion Veliaj është shumë e rëndë për veprat penale për të cilat akuzohet.

Sipas tij, nëse Veliaj akuzohet edhe për vjedhje të tjera të buxhetit të bashkisë dhe për aferën e inceneratorit të Tiranës, atëherë ai duhej të ishte dënuar me burg shumë kohë më parë.

Ibraj ka komentuar Vizion Plus  debatin mes prokurorit Olsi Dado dhe Erion Veliajt gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë.

Ai shpjegoi se Veliaj e kishte kundërshtuar mënyrën e thirrjes së bashkëshortes së tij, duke pretenduar se ajo duhej të ishte njoftuar me fletëthirrje zyrtare dhe jo përmes telefonit.

“Prokurorët e SPAK nuk kanë pse të marrin masa me ngutje. Nëse një dëshmitar ndjehet i intimiduar, ai mund të bëjë kallëzim. Debati që është bërë mes Olsi Dados dhe Veliaj ka qenë pse më ke thirrur bashkëshorten nëpërmjet thirrjeve telefonike. Sepse çohet fletëthirrje.Kjo është një shkelje e procedurës.

Me fletëthirrje, si për të gjithë qytetarët e tjerë. Nuk mund të thërrasësh dikë në orën 20:00 të natës dhe t’i thuash që të paraqitet të nesërmen pa dhënë një shpjegim të qartë. Nëse synojmë standardet e Bashkimit Evropian, nuk mund të përdorim standarde të dyfishta si në kohën e Enverit, ku dikush urdhërohej të paraqitej menjëherë. Kjo krijon një situatë të pakëndshme dhe të padrejtë”, ka thënë Ibraj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat