back to top
9.5 C
Tirana
E hënë, 24 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaGJKKO kalon për gjykim “5D”-në

GJKKO kalon për gjykim “5D”-në

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen 5D. Të pandehurit Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tushe, por edhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranë kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Për pasojë, gjyqtarja e çështjes Elsa Ulliri kërkoi plotësimin e trupës, me qëllim nisjen e gjykimit në themel të çështjes. Molla e Qato akuzohen se krijuan kompaninë 5 D që më pas merrte tendera pranë bashkisë së Tiranës. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Ish-zyrtarët Taulant Tushe, Albano Janku, Julian Zanaj, Enton Punavia dhe biznesmeni Nestor Muhametllari do të gjykohen për shkelje të barazisë në tendera.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat