Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se procesi i primareve nuk është organizuar për të siguruar vende në listat e sigurta, por theksoi se ata që kanë marrë më shumë vota do të jenë deputetë në Kuvend.
Ai shpjegoi se përpilimi i listave të mbyllura do të bazohet në këtë kriter kryesor, ndërsa pranoi se faktorë të tjerë, si aleatët, do të ndikojnë gjithashtu në përpilimin e listave.
Berisha siguroi se kuotat për gratë dhe të rinjtë do të respektohen në këtë proces.
“Kjo garë nuk u bë për të qenë në listat e sigurta. Ai që merr më shumë vota do jetë deputet në Kuvend. Në përpilimin e listave të mbyllura ky është një kriter kryesor. Ka edhe faktorë të tjerë si aleatët aty. Por po, ky do të jetë kriter. Kuotat ama do të respektohen”, tha Berisha.
Deklarata e kryedemokratit Berisha:
Primaret kanë vlerë shumë.
E para nuk është tamam ajo që thonë, lista e mbyllur nuk përjashton ata që morën më shumë, mund të ndodhë, por nëse ndodh në Tiranë, nuk ndodh në qarqe të tjera.
Pra, unë gjykoj se vlera e parë e madhe e primareve është të bësh një listë të hapur dhe transparente.
Kjo është, por është vlerë e jashtëzakonshme.
Dhe u garantoj se është 100 herë më e mirë se lista që mund të formuloja unë me bashkëpunëtorët e mi.
Kështu që në këtë aspekt ajo shërben shumë si orientues, si kriter.
Pastaj, aty ndërhyjnë përcaktime statusore, ato respektohen. Kuotat për rininë dhe gruan do respektohen, pa ato nuk mund të dalë lista.
Nuk u bë me eliminim siç u bënë njëherë këto primaret. Ai nuk ishte model, ai ishte model i kryetarit, ai nuk shërben.
Urdhëro ja ku i keni, ka qenë vendimi që të publikohen të dhënat të gjitha siç janë.
Sigurisht vlerësimi për ata që kanë kontribuar ekziston, nuk mund të mohohet.
Por vendosja apo jo në listën e hapur, edhe në listën e mbyllur, përcaktohet nga disa kritere dhe jashtë ndërhyrjes së këtyre kritereve, nuk do ketë ndikime të tjera.
Ata që nuk kanë arritur pragun, sigurisht preferencën e kanë ata që arritën pragun, kjo nuk ka diskutim.
Por pragu nuk është një kusht për të qene ose jo në listë sepse mund të zbresë në varësi nga kriteret që thashë më sipër. Se edhe ky që është mbi prag, mund të zbresë nën prag pastaj. Nuk merret dot.
Sikundër thamë numrin e kandidatëve që duhen në listën e hapur. Absolutisht sa vende mbeten bosh, do merren nën prag.
Pra, pragu është një kriter…
Përveç primareve, kryesia e PD në princip nuk do ketë propozime të veta. Por kryesisë nuk mund t’ia mohosh të gjithë drejtën.
Unë mendoj se kryesia ka detyrë të mbrojë parimet e statutit.
Ai është një forum i lirë që mendime mund të shprehë dhe do diskutohen.
Por jashtë kësaj praktike, njerëz që nuk janë futur në primare, shumë e vështirë, por kurrë mos thuaj kurrë.