back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 13 Mars, 2025
spot_img
KreuSporti“Te Interi jam falë Genoas”, portieri Josep Martinez: Mund të fitojmë të...

“Te Interi jam falë Genoas”, portieri Josep Martinez: Mund të fitojmë të gjitha trofetë

Josep Martinez, portieri 26-vjeçar i Interit, ka prekur tema të ndryshme, në një intervistë të dhënë së fundmi. Ai flet për aspektin personal, pritshmëritë dhe mbi të gjitha për  objektivat e zikaltërve.

“Duam të fitojmë çdo ndeshje. Mendimi i parë është kampionati, por Champions League mbetet ëndrra e madhe”.

Genoa, ish skuadra- “Nëse jam këtu, është falë atyre muajve të mrekullueshëm te Genoa. Gjithashtu kam pësuar gola në minutat e fundit. Ndonjëherë fiton, ndonjëherë humbet. E rëndësishme është të jesh gjithmonë gati”.

Kur je portier stërvitesh vetëm, në fushë je shpesh larg shokëve të skuadrës, duhet ta mbash veten të motivuar. Edhe kjo mësohet. Pas karrierës, do të më pëlqente të bëhesha trajner portierësh”.

Model kam pasur Neuer, portier i guximshëm dhe mjeshtër në leximin e kohës së lojës. Kam luajtur në Spanjë, në Gjermani te Leipzig dhe tani në Itali. Pra, kam provuar tri shkolla të mëdha futbolli”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat