back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 13 Mars, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaElton Alushi nën hetim që nga viti 2019/ Dosja e kreut të...

Elton Alushi nën hetim që nga viti 2019/ Dosja e kreut të Policisë së Tiranës në duart e SPAK-ut?

Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, një ditë më parë është paraqitur në SPAK.

Arsyet e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme nuk janë bërë të ditura.

Pas daljes nga godina e SPAK, drejtori i Policisë së Tiranës nuk ka komentuar për mediat.

Elton Alushi mban postin e kryepolicit të Tiranës prej nëntorit 2024, pas largimit nga detyra të paraardhësit të tij Tonin Vocaj.

Po në vitin 2024, Elton Alushi kaloi në filtrin e Vettingut, ku u konfirmua në detyrë edhe  pas disa gjetjeve nga Komisioni  i përbërë nga Bora Vrenjo, Henri Naqellari dhe Loreta Hanxhari.

Sipas dokumentit të Vettingut ndaj Alushit janë bërë tre kallëzime penale, dy prej të cilëve nuk ka filluar hetimi ngë Prokuroria, ndërsa njëri kallëzim që i përket vitit 2019 është ende nën hetim.

Nuk dihet nëse ende i njëjti kallëzim i ka kaluar SPAK-ut, apo Alushi është thirrur për tjetër çështje në Prokurorin e Posaçme.

Gjithashtu ndaj Alushit është marrë edhe një masë displinore me vërejtje, në kohën që ka qenë shef komisariati në Krujë.

Masa është shuar me kalimin e afateve. E vërteta.al sjell më poshtë disa nga gjetjet e Vettingut.

Tre kallëzime penale, një ende nën hetim

Në ngarkim të subjektit të vlerësimit, janë regjistruar 3 kallëzime penale, nga të cilat për 2 prej tyre organi i Prokurorisë ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, ndërsa për 1 është regjistruar procedimi penal i vitit 2019, pa emër personi, dhe vazhdon të jetë në fazë hetimi.

Masë disiplinore

Nga verifikimi i dosjes së personelit si dhe në sistemin RMIS, rezulton se gjatë periudhës 2018 – 2023, evidentohet një masë disiplinore me vërejtje, gjatë ushtrimit të funksionit të tij në Policinë e Shtetit, e konkretisht: – Vendim nr. 30, datë 16.09.2021, e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ku subjektit Elton Alushi, në atë kohë Kryekomisar, me detyrë Shef Komisariati, në Komisariatin e Policisë Krujë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, i jepet masë disiplinore “Vërejtje”.

Trupa e Vlerësimit, vlerëson se në bazë të legjislacionit të asaj kohe, specifikisht Ligji nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar, neni 96, pika 2, citohet se: “…Masa disiplinore “vërejtje” ose “vërejtje me paralajmërim”, shuhet pas kalimit të 6 muajve nga njoftimi i masës…”.

Si pasojë e kalimit të afatit respektiv 6 mujor, ku kjo masë është shuar, si dhe bazuar në kriteret e vlerësimit profesional të subjektit për 5 vitet e fundit, Trupa e Vlerësimit nuk i konsideron si elemente domethënës dhe penalizues në vlerësimin tërësor të anës profesionale të subjektit.

Konstatimet e Vettingut

Në përfundim të verifikimeve të kryera nga Trupa e Vlerësimit lidhur me vlerësimin profesional arrihet në konkluzionin se:

Për vitin 2022, nuk është administruar vlerësimi i punës në dosjen e personelit të subjektit

të vlerësimit.

Subjekti i vlerësimit nuk është pajisur me certifikata për kryerje kursesh, shkollime dhe

trajnime brenda dhe jashtë vendit (2018-2023), por rezulton se i është dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit certifikatë për shërbime të dalluara.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat