back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizJenna Ortega flet për punën me Lady Gaga në sezonin e dytë...

Jenna Ortega flet për punën me Lady Gaga në sezonin e dytë të “Wednesday”

Fansat e serialit “Wednesday” po presin me padurim sezonin e dytë të serialit, ndërsa emocione shtesë solli lajmi se Lady Gaga do t’i bashkohet kastit.

Edhe pse roli i saj ende nuk është zbuluar, ylli kryesor i serialit, Jenna Ortega, nuk e fshehu emocionin që pati mundësinë për të punuar me Gagan.

“Ishte e pabesueshme, Gaga është më e mira. Ajo është padyshim një nga njerëzit më të talentuar me të cilët kam punuar ndonjëherë. Ishte vërtet e veçantë të ndaja një set me të dhe Tim Burton. Ata janë dy njerëz që unë i respektoj shumë dhe që më kanë frymëzuar”, tha Ortega.

Gjithashtu vendosi të ndajë përshtypjet e saj për personalitetin e Gagas: “Ajo është shumë e ëmbël, e sjellshme dhe paksa e tërhequr, gjë që është e pazakontë. Më pëlqen që nuk dini kurrë çfarë të prisni prej saj, por gjithmonë mund të mbështeteni në mirësinë dhe bujarinë e saj”.

Seriali “Wednesday”, ndjek Wednesday Addams ndërsa ajo përpiqet të përshtatet në shkollën e mesme ‘Nevermore Academy’, të hetojë vrasje misterioze dhe të përballet me fuqitë e saj të mbinatyrshme.

Skena e famshme e kërcimit shpesh lidhet me Lady Gaga sepse fansat që rikrijuan kërcimin në TikTok përdorën këngën e saj “Bloody Mary” në vend të këngës “Goo Goo Muck” nga The Cramps që luan në skenën origjinale.

Në sezonin e dytë të “Wednesday”, Catherine Zeta-Jones rikthehet si Morticia, Luis Guzman si Gomez, Isaac Ordonez si Pugsley, Emma Myers si Enid Sinclair dhe Hunter Doohan si Tyler Galpin, së bashku me Jenna Ortega.

Përveç Lady Gagas, fytyrat e reja që shfaqen në sezonin e dytë përfshijnë Steve Buscemi, Thandiwe Newton, Billie Pier, Joanna Lumley, Evie Templeton, Owen Painter, Noah Taylor, Christopher Lloyd, Frances O’Connor, Haley Joel Osment, Heather Matarazotzo dhe Joonas.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat