back to top
5.5 C
Tirana
E martë, 18 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha-Dumanit: Amnistimi i krimit elektoral është atentati më i rëndë ndaj zgjedhjeve...

Berisha-Dumanit: Amnistimi i krimit elektoral është atentati më i rëndë ndaj zgjedhjeve të lira

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë prononcimit për media nga SPAK, lexoi mesazhin që i la Dumanit, duke e cilësuar amnistimin e krimit elektoral si një krim të madh antikushtetues dhe antidemokratik. Berisha tha se kjo amnisti është atentati më i rëndë ndaj zgjedhjeve të lira dhe si një veprim të dëmshëm për pluralizmin politik.

Gjatë prononcimit për media para SPAK, lideri demokrat, Sali Berisha, akuzoi Erion Veliajn dhe Edi Ramën për manipulim të informacionit dhe ndërhyrje në çështje të brendshme të Partisë Socialiste. Berisha thotë se Rama, ose “Redaktori”, jep urdhra dhe kontrollon mediat, duke vepruar kundër Skapit dhe mbrojtur pozitat e tij ditën.

Kryedemokrati, Sali Berisha ka publikuar përgjime që akuzojnë Taulant Ballën dhe Suel Çelën për pazare të lidhura me dosjet e kriminelëve. Ai tha se, në një bisedë të regjistruar, Suel Çela diskuton për manipulimin e dosjeve që janë në SPAK dhe mundësinë e kalimit të tyre në OFL, duke i hequr ata nga procesi gjyqësor. Berisha e cilësoi këtë si një veprim kriminal që shpëton kriminelët, duke krijuar një lidhje mes pushtetit dhe organizatave kriminale. Ai gjuthashtu akuzoi edhe Taulant Ballën për rolin e tij në këtë proces.

Lideri demokrat, Sali Berisha ka akuzuar ministrin e Drejtësisë, ulsi Manja për organizimin e një kurthi për Erion Veliajn, duke urdhëruar vendosjen e “çimkave” në mjediset ku ai ishte i pranishëm. Berisha tha se ‘Uluziu’ ka luajtur një rol të pabesë, duke e tradhtuar Veliajn, dhe se ai ka dhënë garanci që Veliaj do të mbrohej.

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar edhe gazetarin Mero Baze se ishte pjesë e një skenari të ngjashëm me atë të “Redaktorit” (Edi Ramës). Berisha tha se Baze, si dhe disa të tjerë, kanë qenë të përfshirë në manipulime dhe kaq i ka përmendur për të theksuar ndikimin që kanë pasur në këtë proces. Berisha tha se, nëse ai nuk do të përmendte Bazen, ky i fundit do të ishte ofenduar, duke treguar se ai është i lumtur që e ka përmendur.

PRONONCIMI I PLOTË

Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe Skapi i partisë është krimi antikushtetues dhe antidemokratik më i madh në historinë e pluralizmit politik.

Është atentati më i rëndë ndaj zgjedhjeve të lira.

Sali Berisha.

Ua lashë aty!

Tani, siç e don dhe transparenca, me të drejtë prisni t’u rrëfej se çfarë gjeta aty brenda, çfarë kishte në sallat dhe korridoret e Skapit të partisë.

Sot, aty takova Redaktorin.

Redaktori është një person, të cilin mediat e censuruan.

Mediat dëshmuan se Erion Veliaj, Lal Vjedhësi, në telefonatat e tij të panumërta, i jepte të vëllait porosi për Mjero Bazen, për Bolinon, për Yzeirin e të tjerë.

Por atë që u fshehën mediat ju, ua them unë.

Në urdhëresat dhe udhëzimet e tij ishte një shumë e veçantë.

Për këtë çështje, thoshte, do pyetet Redaktori.

Kjo çështje nuk do dalë pa u pyetur Redaktori.

Tani, do thoni ju, cili ishte Redaktori.

Redaktori ishte Edi Rama.

Dëgjojeni miq se çfarë Jagoje i paskrupullt është.

Natën i ndërsente kundër Skapit, ditën sulmonte Etjenin se guxove të sulmonte Skapin.

Ndërkohë, statuset e para janë të gjitha të redaktuara nga Redaktori.

Po çfarë po bënte Redaktori këtu?

Redaktori këtu kishte vënë përpara një telajo dhe qejf e qejf po pikturonte mustaqet e Kujtim Gjuzit.

Po, i them unë, çfarë ke ti me këto mustaqe? Ti i ke tuat.

Epo këto të miat nuk më mbushin.

E vërteta është kjo. Prandaj është i fiksuar.

Dhe çdo fjalë e tij çdo mëngjes fillon me mustaqet dhe mbaron pastaj e dini vetë me çfarë.

Në fakt në burg e ka vendin. Një audit i gjithanshëm e pret.

Tani vazhdojmë përsëri me personazhin më të inkriminuar pas Edi Ramës në Shqipëri dhe ky është Taulant Bego Yaris.

Taulanti është një personazh unik.

A e dini ju të nderuar gazetarë që ai është edhe hajdut xhepash në kuptimin që nuk ngurron t’u kërkojë mbushmani kartën e telefonit, hidh ca mbushje në kartën time të telefonit.

Pra, ky është njeriu që përfaqëson Edi Ramën në Tiranë.

Në janar të vitit 2021, Sueli, kapoja i bandës së Elbasanit është në diskutim me pinin D787BO, e gjeni vetë ju ku është, por edhe unë do përpiqem, në lidhje me një çështje kundër tij, të nisur nga OFL.

Dosja ndodhet në SPAK.

Pini D787BO thotë se ‘do ta kthej dosjen nga Spaku në OFL’.

E shihni pra se si bëhen pazaret dhe pastaj më thonë pse thua ti organizatë kriminale. Po çfarë është kjo apo jo? A nuk është pazar që më hiqni dosjen dhe çojani edhe njëherë policisë.

Pini D787BO thotë se do ta kthejmë dosjen nga SPAK në OFL dhe shpresoj te kushtet.

E kuptoni pra se si shpëtohen kriminelët duke bërë dosjet top futbolli nga Spaku tek OFL dhe duke i nxjerrë jashtë afateve ligjore të gjykimit.

Tani në fund thuhet se ‘Tao është plotësisht i vetëdijshëm për këtë’.

Domethënë do ta bëj se nuk ka ku të shkojë.

Pra, kjo ishte sot për Taon dhe për redaktorin.

Po a mund t’u pyes ju se si ia keni fshehur popullit Redaktorin?

Ju i keni thënë të gjitha, por kur fshihni Redaktorin që dihet se është Edi Rama…

Megjithatë edhe Uluziu ka luajtur rolin e tij.

Njeri më të pabesë, më të zi në shpirt, më të pakarakter se atë nuk ka.

I ka shkuar natën si mik, duke i lëpirë dhe stërlëpirë Erion Veliajt dhe ka urdhëruar vendosjen e çimkave në të gjitha mjediset.

Uluziu pra është pjesë e këtij kurthi.

Në fakt, ta dini mirë, po edhe këtë nuk e thanë gazetarët, kur u ul Erioni në bankën e gjykatës dhe prokurori tha se kemi një dosje shtesë, atij pothuajse i ra të fikët, as gëk as mëk nuk bëri.

Unë ua them këtu me përgjegjësi, atij desh i ra tavani se nuk e priste të ishte i regjistruar pasi Uluziu i kishte dhënë çdo garanci se ai është njeriu i partisë siç ka qenë.

Në asnjë rast pabesia nuk shpërblehet.

Në qoftë se donin të vinin çimka, të mos i aktivizonin ministra dhe zyrtarë më të lartë, por të shkonin në gjykatë, të merrnin leje në gjykatë siç është rregulli.

Se ata edhe në qeli, në birucë kanë disa garanci.

Të mos bëj unë avokatin. T’ia lëmë Maks Haxhisë t’ia çojë ato cigare, të mos zë vendin e tij.

Erion Veliaj është regjistruar edhe duke folur në telefon fiks, edhe duke fjetur në shtratin e tij, edhe duke u ulur në tavolinë.

Atë e kishin mbushur me sa duket me çimka në të gjitha anët.

Po, çdo i burgosur apo i paraburgosur ka të drejtat e tij.

Dhe përdorimi i kurtheve të vjetra, t’i çosh Uluziun për t’i dhënë siguri dhe më pas të kryesh këto veprime, do të thotë se kalon çdo lloj përmase, është si në tragjeditë e vjetra.

Për Mero Bazen, më thoni se e kam pasur dikur me vete dhe…

Shko e pyete po nuk më falënderoi mua që e përmenda.

Të jesh e bindur se ai më falënderon.

Ai po të mos e përmendja, do reagonte.

Ai është i lumturuar që ia përmenda emrin.

Se tani, të themi atë që është.

Ata ishin si puna e Redaktorit.

A e di ti, a kanë dëshmuar ata në prokurori apo jo?

Prandaj, ata ishin të gjithë në skenar njëlloj si Redaktori.

Prandaj, po të mos e përmendja, do i mbetej hatri shumë.

Po unë nuk kam pse të mos ia bëj qejfin atij.

Redaktori mundet ose jo të jetë takuar me Erion Veliajn.

Fjalët janë fjalë dhe faktet janë fakte.

Ata që më kanë informuar, ka qenë Uluziu.

Tani kamerat do tregojnë shumë gjëra.

Kamerat do tregojnë edhe ato që kam njoftuar unë para jush.

Thuhet se një natë i shkoi edhe Poja atij dhe ia vuri ca kushte.

Xhevdet Troplini është Poja, është zotëruesi absolut i Portit të Durrësit, i cili bën ligjin dhe i ka dhënë njëlloj siç i pati bërë Lefterit para dy vjetësh, tani Rama thuhet se ia çoi në qeli atij dhe ai ka përcaktuar kushtet.

Ky është Poja, Poja është i njohur…

Betejën në Durrës e kemi më të fituar se kurrë.

Populli i Durrësit është i vendosur të mos ketë më asnjë ndikim nga banditët, nga trafikantët dhe nga qeveritarët, të cilët të turpëruar nga të gjitha anët, kanë zhdukur deputetët e mëparshëm…

Ku e kanë Çyrben? Të gjithë u zhdukën. Edi Rama erdhi në Tiranë në listë të mbyllur.

Durrësi është i mbyllur.

Në Durrës opozita do ketë fitoren më të thellë në historinë e saj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat