back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha mesazh kandidatëve/ 80% e postimeve të jenë nga fjala ime për...

Berisha mesazh kandidatëve/ 80% e postimeve të jenë nga fjala ime për programin

Një mesazh nga Sali Berisha ka mbërritur në celularin e çdo kandidati për deputet të PD-së, ku urdhërohen të përqendrohen te figura e Berishës, në më shumë se 80% të pasqyrimit të aktivitetit të tyre në rrjetet sociale.

Berisha gjithashtu ka urdhëruar çdo kandidat të mos reagojë ndaj Ramës apo çdo kundërshtari pa marrë porosinë e tij.

Mesazhi i Berishës për kandidatët dhe drejtuesit e qarqeve:

Mirëmbrëma dhe përshëndetje. Me këtë mesazh kërkoj nga ju që, duke filluar nga nesër, marrëdhëniet tuaja publike të marrin kthesë të fortë dhe të menjëhershme.

1- Në çdo komunikim tuaj në TV, Facebook, rrjete të tjera sociale, mbi 80% të prononcimit apo prononcimeve duhet t’i kushtoni detyrimisht programit të PD + ASHM dhe vetëm programit, dhe jo më shumë se 20% kritikave kundër kundërshtarit.

2- Për të realizuar këtë, secili nga ju do të bëjë video me kamera ose me celular për rrjetet sociale dhe në çdo bisedë me qytetarët do të ndalet te programi ynë, shtyllat e tij.

3- Secili nga ju të postojë video me zërin dhe figurën tuaj ose me qytetarë, ku të rendisni pika të programit tonë ose të merrni video apo copëza nga fjala ime për programin dhe vetëm për shtyllat e programit. Shmangni në maksimum komentet e tjera për çështje jashtë programit. Kundërshtari me mediat e tij kërkon t’ju shfrytëzojë me qëllim që të krijojë lajme me komentet apo përgjigjet tuaja që nuk kanë lidhje me programin. E gjithë propaganda e Edi Ramës synon të mbulojë me çdo gjë të mundshme programin tonë, pasi ai vetë nuk paraqet dot program.

4- Do të postoni edhe për problemet e mprehta të qytetarëve të zonave tuaja, duke premtuar zgjidhje në përputhje me programin.

5- Ju nuk reagoni në kor për Ramën dhe deklaratat e tij pa marrë porosi.

6- Me Ramën dhe qeverinë merruni kur denonconi çështjet gjatë shpjegimit të programit tonë dhe në atë rast duke ruajtur raportin 80/20. Kurse me deklaratat e Ramës që nuk janë specifike për ju, nuk duhet të merreni.

7- Me deklaratat e tij dhe të ministrave specifikë për qarkun tuaj, reagimi bëhet nga udhëheqësi politik i qarkut ose, sipas rastit, selia qendrore. Kurse me drejtuesit socialistë të qarqeve merren kryetarët tanë të qarqeve.

Përshëndetje,

Sali Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat