KreuDrejtësiaGjykata pezullon bojkotin/ Maks Haxhia e shpall të përfunduar: Nuk kemi gabuar

Gjykata pezullon bojkotin/ Maks Haxhia e shpall të përfunduar: Nuk kemi gabuar

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Maks Haxhia ka deklaruar përfundimin e bojkotit të vendosur më herët nga Këshilli, pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, e cila ka pezulluar ecurinë e tij.

Në një deklaratë për mediat, Haxhia bëri të ditur se Këshilli do të zbatojë vendimin e gjykatës dhe, për këtë arsye, bojkoti konsiderohet i përfunduar. Megjithatë, ai nënvizoi se ky zhvillim nuk ndryshon qëndrimin e Këshillit për vendimin fillestar.

“Jemi përpara një vendimi të marrë nga Apeli Administrativ që është pezulluar ecuria e bojkotit të marrë nga ky këshill. Ne i qëndrojmë këtij vendimi, nuk kemi marrë asnjë vendim të gabuar. Nisur nga ky vendim deklarojmë përfundimin e bojkotit, pasi jemi përballë vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit”, deklaroi Haxhia.

Kështu, bojkoti përfundon pas ndërhyrjes së Gjykatës Administrative të Apelit, ndërsa Haxhia këmbëngul se vendimi i Këshillit ishte i drejtë, pavarësisht pezullimit të ecurisë së tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat