back to top
24.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaBie niveli i kredive të këqija/ Ndikoi forcimi i lekut ndaj euros

Bie niveli i kredive të këqija/ Ndikoi forcimi i lekut ndaj euros

Kreditë e këqija kanë rënë në nivelin 4% të totalit në muajin shkurt, duke shënuar kuotën më të ulët të kredive problematike që nga viti 2008.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredite me probleme përbënin 4.06% të totalit në shkurt, nga 4.7% që ishin një vit më parë.

Kjo ulje tregon një trend të qëndrueshëm rënës për kreditet problematike.

Ulja e raportit të kredive të këqija është ndikuar edhe nga rritja e shpejtë e kreditimit për ekonominë.

Sipas statistikave, portofoli i kredisë për ekonominë ka arritur në 848 miliardë lekë, një rritje prej 13% krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërkohë, portofoli i kredive me probleme ka arritur në rreth 34.4 miliardë lekë, nga 35.2 miliardë lekë që kishte qenë një vit më parë.

Një ndikim të rëndësishëm në uljen e raportit të kredive me probleme ka pasur forcimi i lekut në kursin e këmbimit me euron gjatë dy viteve të fundit.

Po ashtu, ulja e normave të interesit ka pasur një efekt pozitiv në aftësinë paguese të huamarrësve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat