KreuDrejtësiaRrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Shtyhet seanca në GJKKO për Dritan...

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Shtyhet seanca në GJKKO për Dritan Rexhepin

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Seanca gjyqësore në ngarkim të Dritan Rexhepit, Aldo Majnishtës, Gentian Funiqi, Martin Belta, Korado Gështenja, Artan Doçaj dhe Geraldo Martini, të pandehur për vrasjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, është shtyrë.

Togat e zeza të GJKKO-së morën vendimin për shkak të mungesës së avokatit të Gentian Funiqit, Henrik Ligori. Seanca e radhës do të zhvillohet më 16 prill në orën 14:00.

Në seancën e sotme, do të dëshmonte Festim Bexhdili i bashkëpandehur në një procedim të lidhur.

Ai është dënuar në shkallë të parë me burgim të përjetshëm, për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në 17 janar 2020.

Për Festim Bexhdilin ndërkohë vijon procesi në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat