back to top
11.5 C
Tirana
E hënë, 7 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosova“Peja si qytet i Serbisë”/ MPJD reagon lidhur me rastin e tabelës...

“Peja si qytet i Serbisë”/ MPJD reagon lidhur me rastin e tabelës sinjalizuese

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar pas vendosjes së një tabele sinjalizuese në Murinë, e cila paraqiste qytetin e Pejës si vend të Serbisë.

MPJD ka theksuar se ka ndjekur me shqetësim rastin e vendosjes së kësaj tabele, duke shtuar se përmbajtja e saj është e papranueshme dhe në kundërshtim me frymën e fqinjësisë së mirë dhe respektit ndërshtetëror.

Pas marrjes së informacionit MPJD thotë se ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme për adresimin e kësaj çështjeje.

Përmes Ambasadës së Kosovës në Podgoricë, ministria ka angazhuar autoritetet malazeze për heqjen e tabelës.

“Menjëherë pas pranimit të informacioneve për këtë rast, MPJD, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Podgoricë, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për adresimin e kësaj çështje me institucionet kompetente të Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e MPJD.

Pas angazhimit të institucioneve, tabela është hequr, një veprim që është vlerësuar pozitivisht nga MPJD.

“Ministria mirëpret këtë veprim nga autoritetet malazeze dhe e konsideron atë si një hap të rëndësishëm drejt ruajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe respektimit të plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, u shpreh MPJD.

Ministria ka falënderuar aktivistët dhe banorët e zonës për reagimin e tyre qytetar dhe angazhimin në sensibilizimin e opinionit publik dhe mbrojtjen e vlerave demokratike dhe ndërfqinjësore.
MPJD ka shtuar se Kosova mbetet e përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve me Malin e Zi, duke u angazhuar për një bashkëpunim të ndërsjellë dhe për ruajtjen e fqinjësisë së mirë dhe vlerave evropiane. /Telegrafi/

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat