Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë “Sy m’sy” ku zhvillon një bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale.
Rama ka dhënë detaje në lidhje me mënyrën se si do të zhvillohet çelja e fushatës elektorale të partisë Socialiste.
“Do ta nisim fushatën me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë, ku do të jemi së bashku me fuqinë tonë kryesore, që janë gratë dhe vajzat”, është shprehur ai.