back to top
16.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaNga zgjatja e mandatit të prokurorëve të posaçëm te dosjet e mbartura/...

Nga zgjatja e mandatit të prokurorëve të posaçëm te dosjet e mbartura/ Dumani me kërkesa në KLP

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka evidentuar se një problematikat me të cilat përballet SPAK është pikërisht paqartësia në lidhje me mandatin e prokurorëve.

“Problematika e parë është presioni i jashtëm ndaj institucionit dhe mungesa e një statusi të qartë ligjore të prokurorëve të SPAK pas mbarimit të mandatit”, tha ai.

Dumani ka deklaruar që zgjidhje e këtij ngërçi është mundësia që prokurorët të rikandidojnë, jo të riemërohen.

Ndër të tjera, Dumani ka evidentuar dosjet e mbartura si një nga problematikat me të cilat përballet SPAK.

“Një shqetësim që dua ta ngre është shqyrtimi përpara gjyqtarët të seancës paraprake, që merr shumë kohë.
Kodi i Procedurës Penale parashikon që për seancat paraprake, ka afat një mujor, çka sjell problematika sa i përket afateve të paraburgimit.
E njëjta situatë është dhe me gjykim e shkurtuar. Aplikimi i tij tashmë kërkon kohës duke çuar në zgjatjen e trajtimit të çështjes. Sa i takon zgjatjes së çështjeve të mbartura, hetimet kërkojnë kohë. Çështjet që varen nga bashkëpunimi me autoritetet gjyqësore të huaja, ka raste që zgjasin shumë edhe 5 vite dhe edhe ekzekutimi i letër porosive merr kohë. Nuk flas vetëm për krimin e organizuar por edhe për raste të lidhura me korrupsionin”, tha Dumani.

Kreu i SPAK ka ripërsëritur se duhet të rishihet kufiri monetar për çështjet e korrupsionin që janë në kompetencën e SPAK, në 500 euro.

“SPAK është krijuar për të ndjekur rastet e korrupsionit madhor”, tha Dumani.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat