back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetBota“Fëmijët në Gaza po mbijetojnë me më pak se një vakt në...

“Fëmijët në Gaza po mbijetojnë me më pak se një vakt në ditë”/ Zyrtarja e OKB jep alarmin

Gjithmonë e më dramatike paraqitet situata humanitare në Gaza, ku që nga marsi vijon të mbetet e bllokuar çdo lloj ndihme.

OJQ-të në terren po paralajmërojnë se rezervat ushqimore po mbarojnë ndërsa kequshqyerja po zgjerohet. Zyra e OKB-së për Koordinimin e
Çështjeve Humanitare (OCHA) e ka quajtur këtë si kriza më e keqe humanitare në 18 muaj, që nga fillimi i luftës.

“Fëmijët po hanë më pak se një vakt në ditë dhe po luftojnë për të gjetur vaktin e radhës”, tha Bushra Khalil, drejtuese e politikave të grupit të ndihmës Oxfam. “Të gjithë po hanë thjesht ushqim të konservuar… Kequshqyerja dhe uris po pushtojnë Gazën”.

“Vullnetarët janë detyruar të shikojnë njerëzit të vuajnë dhe të vdesin duke mbajtur barrën e pamundur të ofrimit të ndihmës me furnizime që po shterojnë, të gjithë ndërsa përballen me të njëjtat kushte kërcënuese për jetën. Ky nuk është një dështim humanitar – është një zgjedhje politike dhe një sulm i qëllimshëm ndaj aftësisë së një populli për të mbijetuar, i kryer pa u ndëshkuar”, shtoi Amande Bazerolle, koordinatore e urgjencës në Gaza për Mjekët pa Kufij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat