KreuAktualitetSocialeAKU bllokon 54 ton mish pule në Durrës dhe 25 ton produkte...

AKU bllokon 54 ton mish pule në Durrës dhe 25 ton produkte gruri në Morinë

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në Portin e Durrësit dy ngarkesa me 54 ton mish pule të importuar nga Brazili, pasi gjatë kontrolleve në kufi janë konstatuar mospërputhje mes të dhënave të certifikatave dhe atyre të regjistruara në sistem.

Bëhet fjalë për mish pule të importuar nga kompania ZICO sh.a., për të cilin blerësi është njoftuar se ngarkesa duhet të kthehet në vendin e origjinës. Porosia ishte kryer përpara datës 3 shtator, kur Shqipëria vendosi të ndërpresë marrëdhëniet tregtare me Brazilin për importin e mishit të shpendëve dhe të gjedhëve.

Një tjetër ngarkesë është refuzuar në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë. Bëhet fjalë për 25 ton produkte gruri, të importuara nga subjekti “Mirela Bërdufi”, të cilat janë kthyer në Kosovë për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe parregullsive të konstatuara në etiketim.

Sipas AKU-së, ngarkesa përbëhej nga 7 ton miell gruri i tipit 400 dhe 500, si dhe 18 ton hime gruri. Gjatë inspektimit u konstatuan mangësi të shumta në dokumentacionin shoqërues. Në pjesën më të madhe të miellit nuk lexohej data e prodhimit dhe e skadencës, ndërsa niveli i proteinave në ambalazh nuk përputhej me atë të deklaruar në dokumente.

Po ashtu, produktet nuk kishin numër LOT, që mundëson gjurmueshmërinë e tyre, ndërsa mungonte edhe fleta e analizës për aflatoksinën. Probleme me numrin LOT u konstatuan edhe te produkti “Hime Gruri”, ku mungesa e këtij identifikuesi nuk lejonte lidhjen e produktit me dokumentacionin shoqërues.

AKU bën me dije se gjatë muajit nëntor 2026, në Pikat e Inspektimit Kufitar janë importuar gjithsej 5,277 ngarkesa. Megjithatë, në njoftimin e institucionit nuk sqarohet numri i plotë i ngarkesave të refuzuara apo të kthyera në vendet e origjinës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat