Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pas rënies së fortë të tregjeve financiare, duke ia atribuar këtë zhvillim rezultateve të zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, Trump pretendon se bursat po pësojnë humbje për shkak të rezultatit zgjedhor, ndërsa thekson se situata do të kishte qenë krejt ndryshe nëse ai do të ishte kandidat.
Sipas presidentit amerikan, në rast se do të garonte në këto zgjedhje, tregjet e aksioneve dhe llogaritë e kursimeve për pension të qytetarëve amerikanë do të shënonin rritje të ndjeshme.
“Bursat po pësojnë rënie të fortë për shkak të rezultateve të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Unë nuk isha kandidat, por nëse do të isha, rezultati, ashtu si në të tria rastet e mëparshme, do të kishte qenë krejt ndryshe. Tregu i aksioneve dhe llogaritë tuaja të kursimeve për pension do të lulëzonin. Ju thashë që kështu do të ndodhte!!!”, shkruan Trump.
Megjithatë, presidenti nuk ka paraqitur të dhëna apo argumente konkrete për të mbështetur pretendimin se rënia e tregjeve lidhet drejtpërdrejt me rezultatin e zgjedhjeve.



