back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Do të heqim taksën për të dypunësuarit”/ Adriatik Lapaj takim me sindikatën...

“Do të heqim taksën për të dypunësuarit”/ Adriatik Lapaj takim me sindikatën e punëtorëve

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ditën e sotme ka zhvilluar një takim me sindikatat e punëtorëve në Tiranë.

Lapaj deklaroi se ka zhvilluar një marrëveshje bashkëpunimi me sindikatat dhe që lidhet drejtpërdrejtë me programin e tyre qeverisës. Gjatë fjalimit ai renditi disa pika të programit, në të cilin sipas tij do të fokusohet tek heqja e taksave për personat e dypunësuar dhe hapjen e grupeve të punës për zgjidhjen e shqetësimimeve të qytetarëve.

” Unë jam shumë i lumtur që kemi vendosur këtë marrëveshje bashkëpunimi me sindikatat i cili lidhet me programin tonë qeverisës. Ne duam që punonjësit të adresojnë problemet e tyre, të organizohet edhe sindikatat e punëdhënësve dhe zhvillimi i pagave dhe minimumit jetik për punëmarrësve. Dëshiroj të ketë ketë heqja e tatimeve për personat e dypunësuar dhe hapjen e grupeve të punës për shqetësimin e qytetarëve.Një tjetër pikë e programit tonë, është dy orët e fleksibilitetit në javë, ku punonjësi do të ketë dy orë të lirë. Shqipëria po zbraset sepse pronari fiton mbi 5 mijë euro, dhe qytetari detyrohet të emigrojë jashtë shtetit. ” tha Lapaj

Gjatë fjalimit ai theksoi se gjatë qeverisjes së tyre pensionet do të rriten gjatë katër viteve të ardhshme dhe se taksa e biznesit së vogël do të ulet me 10 %.

“Shteti duhet të ndihmojë disa kategori në shërbim të qytetarëve. Si pershembull kursi i këmbimit të euros. Ne do të ulim taksa prej 10 % për biznesin e vogël dhe do të heqim taksën e shumëfishtë. Haka do shkojë tek punëtori. Unë do jem në krah të gjithë punëtorëve për t’i ndihmuar ata. Pensionet do të rritet në katër vitet e ardhshme me rreth 25%.” përfundoi ai

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat