Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një takim qytetarë të Beratit dhe Dimalit, shpalosi disa nga arritjet kryesore të qeverisë në aspektin ekonomik, duke theksuar se kjo është rruga drejt Bashkimit Europian deri në vitin 2030.
“Dua të ndaj me ju disa fakte – fakte që është pothuajse e pamundur t’i mësoni nga mediat. Do të nis me disa të dhëna të përgjithshme për ekonominë e vendit. Sot PBB ka kaluar 20 miliardë euro, ndërsa synimi ynë për Shqipërinë e vitit 2030 është ta çojmë në 35 miliardë euro. Kjo është një tjetër e dhënë e rëndësishme: Shqipëria, sipas raporteve ndërkombëtare, është vendi me rritjen më të shpejtë të prodhimit të brendshëm bruto në rajon. Nga ana tjetër do vazhdojmë edhe me rritjen e pagave.” U shpreh kryeministri Rama.
Rama, theksoi se deri në vitin 2030 synohet ulja e mëtejshme e borxhit publik nën nivelin 50%, ndërsa të ardhurat për frymë pritet të arrijnë në 15 mijë euro.