Loja legjendare Flappy Bird është sërish aktive dhe e disponueshme për shkarkim në pajisjet Android, por këtë herë ekskluzivisht përmes Epic Games Store.
Pas më shumë se dhjetë vjetësh që kur u tërhoq nga Google Play Store, kjo lojë e thjeshtë por problematike është rikthyer falë një ekipi entuziastësh të industrisë të mbledhur nën emrin Flappy Bird Foundation, shkruan Telegrafi.
Bëhet e ditur se versioni i ri ruan mekanikën e lojës – shtypja e ekranit për të shmangur tubacionet – por tani sjell edhe botë të reja me temë, karaktere dhe opsione tjera.
Dhe fokusi i lojës është vetëm te përvoja argëtuese dhe nostalgjia.
Ajo ofrohet falas dhe mund ta shkarkoni përmes aplikacionit Epic Games për pajisjet Android.