back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBelind Këlliçi përplaset me Braçen në një zyrë të PS/ "Njerëzit u...

Belind Këlliçi përplaset me Braçen në një zyrë të PS/ “Njerëzit u larguan me vrap, SPAK nuk përgjigjet”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka dhënë një deklaratë, pas një përplasje që ka ndodhur në një zyrë të PS, që ai e cilëson ilegale në rrugën “Marko Boçari”, mes tij dhe deputetit socialist Erion Braçe.

Belind Këlliçi tha për mediat se në momentin përpara se të vinte policia, personat brenda zyrës me çanta në kurriz janë larguar me shpejtësi, teksa Erion Braçe nuk tregon se kush janë ata.

Sipas Këlliçit në zyrë ka dokumente, kompjuterë dhe telefona dhe ngre shqetësimin se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Task Forca e SPAK për krimet zgjedhore.

“Ka ardhur policia dhe kërkoj të shoh vendngjarjen. Unë i them që ikën njerëzit me vrap. Brace thotë që kjo është zyra dhe këta janë njerëzit e mi.

Dhe kur e pyetën kush janë njerëzit që ikën më vrap thotë nuk i njoh le ti gjejë Belindi. Kjo është një zyrë e paligjshme, të këqyren telefonat dhe pajisjet elektronike. SPAK-ut i kemi telefonuar dy herë.

Nuk u përgjigj, nuk ka një qëndrim. Nëse nuk ka një krim zgjedhor përse këta persona ikën me vrap. Unë i njoh emër për emër të gjithë ata që janë pjesë e fushatës së PD. Përse kishte harta, përse kishte lap top”, tha Këlliçi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat