back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetShehaj flet nga KZAZ 40: ‘Mundësia’ në garë me PS dhe PD...

Shehaj flet nga KZAZ 40: ‘Mundësia’ në garë me PS dhe PD për mandatin e fundit të Tiranës

Përplasje në KZAZ 40 në Tiranë: Debat i ashpër për pavlefshmërinë e votave të Partisë Mundësia

Situata vijon të jetë e tensionuar në ambientet e KZAZ nr. 40 në shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë, ku procesi i numërimit të votave është shoqëruar me debate të forta dhe ndërprerje të përsëritur.

Sipas raportimit, tensionet janë përqendruar te disa fletë votimi që u përkasin Partisë Mundësia, të cilat, sipas pretendimeve të përfaqësuesve të saj, po shpallen të pavlefshme për shkak të “dallimit të ngjyrës” në krahasim me fletët e tjera.

Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia, është shprehur i indinjuar, duke akuzuar se po tentohet që subjektit politik që ai drejton po i ndërhyhet te votat.

“Këto janë 3 fletë votimi, e para dhe e treta janë të Partisë Mundësia. Thonë që ngjyrat e tyre dallojnë dhe për këtë arsye duan t’i shpallin të pavlefshme. Kërkova të krahasoheshin me fletët e një subjekti tjetër dhe dallohej qartësisht që kishte ndryshim. Nëse kjo do të ndiqet si praktikë, atëherë hapet rruga që të shpallen të pavlefshme shumë vota të tjera.”

Shehaj ka akuzuar drejtpërdrejt numëruesit për manipulim dhe ka pretenduar se po tentohet të vidhet mandati i dytë në Tiranë që, sipas tij, është shumë afër për t’u fituar nga Partia Mundësia.

“Po fusin duart në kuti për të na vjedhur mandatin. Ky është një precedent i rrezikshëm dhe po ndodh sepse diferenca është e vogël mes nesh, PS dhe PD. Ky është mandati i fundit në Tiranë dhe çdo votë është vendimtare,” deklaroi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat