Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Ka stenograme në qeveri dhe do të shihen, thotë zëvendëskryeministri Izet Mexhiti i pyetur për deklaratat e Taravarit, i cili mes tjerash thotë se e braktisi qeverinë për shkak se nuk u shënua progres në avancimin e të drejtave në lidhje me çështjet etnike.
“Çështjeve etnike u kam dalë zot unë si zv/kryeministër i parë dhe në shumë raste edhe z.Arben Fetai si zv/kryeministër i dytë. Bashkërisht kemi punuar në ligjin për përfaqësim adekuat, në ligjin për gjuhën, në përfaqësimin adekuat dhe në tema të ndryshme që kanë qenë etnike”, tha mes tjerash Izet Mexhiti.



