back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetFranca drejt përfshirjes në ndërtimin e hekurudhës Durrës–Prishtinë/ Rama dhe Macron thellojnë...

Franca drejt përfshirjes në ndërtimin e hekurudhës Durrës–Prishtinë/ Rama dhe Macron thellojnë partneritetin strategjik

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat me presidentin francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

“Kemi folur me presidentin dhe për mundësin e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës Prishtinë dhe do të shikojmë më tutje në komunikimet e drejtpërdrejta se si mund të realizohet përfshirja e Francës.

Më vjen shumë mirë që kur presidenti erdhi këtu herën e kaluar ishim në shtëpinë e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila ishte zbrazur dhe po fillonte puna për ta transformuar në rezidenca për artisë shqiptarë dhe nga e gjithë bota. Sot, do të jetë kënaqësi e madhe ta shoqërojmë për ta parë në veprim këtë projekt.

Sot ne e ndjemë Francën shumë afër dhe në procesin e anëtarësimit dhe nga ana tjetër, rajoni ka fituar një mbështetës shumë të qëndrueshëm dhe besnikë, në të gjitha proceset transformuese të momenteve të vështira që duhen zgjidhur dhe për mbështetjen e përfshirjes së rajonit në BE.

Duhet të punojmë më vetën tonë që të kuptojmë që nuk do kemi vitza kaq të zakonshëm të presidentin çdo 18 muaj, do bëjmë më të mirën e mundshme për ta parë Shqipërinë në sytë e president si një vend të rreshtuar me historinë dhe të ardhmen e Frances”, tha Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat