back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetPolitika“Betejë dhëmb për dhëmb”/ Paralajmëron Këlliçi: Do të përshkallëzohet aksioni opozitar

“Betejë dhëmb për dhëmb”/ Paralajmëron Këlliçi: Do të përshkallëzohet aksioni opozitar

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka folur për protestën e 29 tetorit të thirrur nga opozita, duke paralajmëruar se do të ketë ashpërsim të aksionit.

I ftuar në studion e News24, Këlliçi tha se aksionet e deritanishme kanë qenë të buta.

Teksa u ndal edhe atë që ndodhi në protestën e shkuar, ku u godit me molotovë selia e PS-së dhe iu vu zjarri banderolës së vendosur në hyrje të saj, ai tha se “nuk ka më një Parti Socialiste, ka vetëm një narko-shtet”.

“7 tetori shumë më i ashpër. Duhet të kishte më shumë ashpërsi në lidhje me atë që meritojnë këta. Nuk u godit selia e PS sepse nuk ka më një Parti Socialiste, është një narkoshtet. Më 29 duhet dhe do të ketë një përshkallëzim të aksionit të opozitës”, tha ai.

Ndër të tjera, demokrati foli edhe mbi zgjedhjet e vitit 2025, ku u shpreh se PD nuk po kërkon fitore në tavolinë, por vetëm një garë të ndershme me zgjedhja të lira.

“Betejë dhëmb për dhëmb që Shqipëria t’i kthehet normalitetit dhe t’i largohet narkoshtetit”, paralajmëroi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat