back to top
31.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaMinistri i Kurtit reagon pas marrjes në pyetje në Prokurori

Ministri i Kurtit reagon pas marrjes në pyetje në Prokurori

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar një ditë pas bastisjeve në Ministrinë e Bujqësisë dhe intervistimit të tij nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

“Jam i bindur që epilogu i këtij procesi do të jetë i njohur për ju sikurse është i njohur për rreth 30 mijë fermerë, që përfitojnë në baza vjetore subvencione dhe grante e që njëherësh janë dëshmitarët më të vëmendshëm në çdo cep të Kosovës.

Ata, më së miri e dinë se në funksion të kujt, e kam kryer detyrën zyrtare”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, zhvilloi të martën bastisje në Ministrinë e Bujqësisë.

Prokurori i rastit, Admir Shala tha më 27 maj se Prokuroria Speciale ka nisur një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat