back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaAbuzoi me tenderat/ SPAK jep pretencën për Granit Gjanën

Abuzoi me tenderat/ SPAK jep pretencën për Granit Gjanën

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar një dënim prej 1 vit e 6 muaj burg për ish-nënkryetarin e Bashkisë Kukës, Granit Gjana, lidhur me akuzat për “shkelje të barazisë në tendera” në dy raste.

Sipas akuzës, Gjana dyshohet se ka ndërhyrë në procesin e prokurimeve publike duke favorizuar palë të caktuara, çka bie ndesh me ligjin për barazinë në tendera dhe konkurrencën e ndershme.

Për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, Gjana përfiton ulje të dënimit, duke e reduktuar atë në 1 vit burg. Ndërkohë, SPAK ka kërkuar konvertimin e dënimit me burg në 2 vite shërbim prove, gjë që do të thotë se Gjana nuk do të vuajë dënimin në burg për sa kohë që respekton kushtet e provës për këtë periudhë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat