Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar një dënim prej 1 vit e 6 muaj burg për ish-nënkryetarin e Bashkisë Kukës, Granit Gjana, lidhur me akuzat për “shkelje të barazisë në tendera” në dy raste.
Sipas akuzës, Gjana dyshohet se ka ndërhyrë në procesin e prokurimeve publike duke favorizuar palë të caktuara, çka bie ndesh me ligjin për barazinë në tendera dhe konkurrencën e ndershme.
Për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, Gjana përfiton ulje të dënimit, duke e reduktuar atë në 1 vit burg. Ndërkohë, SPAK ka kërkuar konvertimin e dënimit me burg në 2 vite shërbim prove, gjë që do të thotë se Gjana nuk do të vuajë dënimin në burg për sa kohë që respekton kushtet e provës për këtë periudhë.



