back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëOpenAI prezantoi modelin o3-pro

OpenAI prezantoi modelin o3-pro

OpenAI po vijon me ritëm të lartë lançimet e modeleve më të fundit AI. Kompania prezantoi modelet o3 dhe o4-mini në platformën e saj ChatGPT në muajin Prill.

Asokohe biznesi premtoi se varianti pro i modelit o3 ishte rrugës dhe ky version është bërë ditën e sotme i disponueshëm. Të dy, o3 dhe o4-mini janë krijuar për të përdorur dhe kombinuar të gjitha mjetet nën çatinë e ChatGPT.

Kur OpenAI vendos etiketën “pro” tek një model, versioni i saj është ndërtuar për të dhënë përgjigje më të gjata dhe më të sakta.

Kompania tha se rekomandon përdorimin e tij për pyetje më të vështira ku saktësia e informacionit vlen më shumë sesa shpejtësia e përgjigjes. Por ky model ka disa kufizime si përshembull nuk mbështet gjenerimi i imazheve dhe Canvas.

Për këto veçori përdoruesit duhet të drejtohen tek modele të tjera. o3-pro është i disponueshëm prej ditës së sotme për përdoruesit e ChatGPT Pro dhe Teams ndërsa konsumatorët Enterprise dhe Edu do të kenë qasje në këtë opsion javën e ardhshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat