back to top
22.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaMichael Schmid: Ballkani Perëndimor, fronti kryesor kundër krimit dhe çelësi për BE-në

Michael Schmid: Ballkani Perëndimor, fronti kryesor kundër krimit dhe çelësi për BE-në

Në Forumin Konsultativ të Kryeprokurorëve të Përgjithshëm dhe të Posaçëm të Ballkanit Perëndimor, i mbajtur këtë të martë, Presidenti i Eurojust, Michael Schmid, theksoi rëndësinë strategjike të rajonit në bashkëpunimin për luftën kundër krimit të organizuar.

Schmid nënvizoi se Ballkani Perëndimor është një nga aleatët kryesorë të Eurojust në luftën kundër grupeve kriminale ndërkufitare, duke përmendur hetime të përbashkëta që kanë çuar në arrestime dhe sekuestrime të pasurive të shumta. Ai përmendi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit dhe besimit reciprok mes vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, Schmid shprehu mbështetjen e Eurojust për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke siguruar se rruga drejt anëtarësimit në BE do të lehtësohet dhe se Eurojust do të jetë një partner i besueshëm në këtë proces.

Në këtë forum ishin të pranishëm edhe Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Olsian Çela, kreu i SPAK, Altin Dumani, dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, duke konfirmuar vullnetin institucional për forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e drejtësisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat