back to top
18.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizGazetarja italiane “vjedh” vëmendjen në hapjen e Botërorit të Klubeve

Gazetarja italiane “vjedh” vëmendjen në hapjen e Botërorit të Klubeve

Ceremonia madhështore e hapjes së edicionit të parë të Kampionatit Botëror të Klubeve, që këtë vit po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk kishte si të kalonte pa bujë në stadiumin “Hard Rock” në Majami.

Edhe pse ndeshja hapëse mes Inter Majemit dhe Al Ahli-t egjiptian përfundoi pa gola, një tjetër moment rrëmbeu vëmendjen e publikut dhe mediave.

Bëhet fjalë për gazetaren dhe moderatoren italiane të “DAZN”, Eleonora Incardona, e cila raportoi “live” nga fusha me një paraqitje që nuk kaloi pa u vënë re. Me një stil elegant dhe praninë e saj karizmatike, ajo u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës shprehën admirimin për bukurinë dhe profesionalizmin e saj.

Botërori i Klubeve sapo ka nisur dhe duket se, përveç spektaklit në fushë, do të sjellë edhe momente që do të mbeten gjatë në kujtesën e tifozëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat