Pikërisht shtatë vjet më parë, më 17 qershor të vitit 2018, në fshatin e vogël Nivici (Psarades) në bregun e liqenit të Prespës nga pala greke, Shkupi dhe Athina nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, e cila mbylli mosmarrëveshjen e gjatë mes dy vendeve. Republika e Maqedonisë e ndryshoi emrin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që hapi rrugë për integrime euroatlantike, por edhe perspektiva të reja në marrëdhëniet bilaterale me Greqinë.
Marrëveshja u nënshkrua në periudhën kur tek fqinji jonë jugor në pushtet ishte SYRIZA, ndërsa tek ne LSDM-ja dhe u nënshkrua nga ministrat e atëhershëm të jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, në praninë e kryeministrave të atëhershëm Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, mediatorit negociues Methju Nimic, ish-komisionerit për Zgjerimin e BE-së Johanes Han dhe ish- Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë dhe Siguri, Federika Mogerini dhe përfaqësues të tjerë të lartë ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues të dy vendeve.
Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë u riemërua Republika e Maqedonisë së Veriut, shtetësia maqedonase/shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore dhe gjuha maqedonase.
Vendi u bë anëtarja e 30-të e NATO-s dhe edhe pse emri vazhdimisht me vite përmendej si pengesë për perspektivën e BE-së të vendit, megjithatë nuk e hapi plotësisht rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Me Greqinë shtatë vite më vonë edhe krahas ndryshimit të pushtetit në të dyja vendet, marrëdhëniet dypalëshe janë në nivel të mirë.
Zgjidhjes së kontestit i paraprinë negociatat që zgjatën për 27 vjet, periodikisht ato ishin me ritme të shtuara dhe takime më të shpeshta, por kishte edhe periudha kur ato ishin në ngërç dhe ndërprerje, por gjithmonë përfundonin pa një zgjidhje të pranueshme reciprokisht, derisa në fund të vitit 2017 kur bisedimet u intensifikuan pas një ngecjeje thuajse trevjeçare dhe u arrit Marrëveshja.
Pjesëmarrja në referendum ishte e ulët, me vetëm 36.91 për qind të votuesve që votuan, nga të cilët 91,47 për qind ishin “pro” dhe 5,64 për qind ishin “kundër”.
Sipas rezultateve përfundimtare të votimit, vendimi për referendum nuk u miratua, sepse më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të qytetarëve të regjistruar në listën e votuesve nuk votuan.
Në Greqi, edhe pse një vit pas nënshkrimit, qeveria ndryshoi, megjithatë Marrëveshja respektohet dhe në vitet e kaluara bashkëpunimi mes dy vendeve është intensifikuar, në një sërë fushash si ekonomia, energjia, ndërsa Athina është një mbështetëse e fortë e perspektivës evropiane të të gjitha vendeve të rajonit, përfshirë edhe perspektivën e vendit tonë.
Ndërrimi i qeverisë së vitit të kaluar në vendin tonë e aktualizoji Marrëveshjen e Prespës, me mesazhe nga Athina drejtuar Shkupit se ajo duhet të respektohet, por një vit më vonë, komunikimi dypalësh është mbajtur, në nivel takimesh midis ministrave nga qeveritë e të dyja vendeve.
Çfarë është zbatuar nga Marrëveshja e Prespës?
Dhe ndërsa Maqedonia e Veriut përmbushi një pjesë të madhe, dhe ndoshta të gjitha detyrimet nga Marrëveshja e Prespës, në aspektin e zbatimit, si ndryshimi i emrit kushtetues dhe Kushtetutën, ndryshimin e pasaportave, targave, ndryshimin e emrave të Ministrive dhe institucioneve, etj. nga pala greke, disa herë në të kaluarën, ka vonesa të caktuara, për sa i përket zbatimit.
Sipas Marrëveshjes së Prespës, Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë i udhëhequr nga kryeministrat e dy vendeve, “do të mblidhet të paktën një herë në vit dhe do të jetë organi kompetent për zbatimin e duhur dhe efektiv të kësaj Marrëveshjeje dhe të Planit të Veprimit që do të rezultojë prej saj”.
Seanca e parë dhe e vetme ndërqeveritare u mbajt në Shkup në prill të vitit 2019, gjatë vizitës së kryeministrit të atëhershëm grek, Aleksis Cipras, ndërsa e dyta do të duhej të pritej nga Greqia.
Në tetor 2021, presidenti Stevo Pendarovski ishte kreu i parë i shtetit që vizitoi Greqinë dhe u prit me nderime të larta në Athinë, ndërsa më pak se një vit pas nënshkrimit të Marrëveshjes, në prill të vitit 2019, kryeministri i atëhershëm grek Aleksis Cipras vizitoi Shkupin dhe u mbajt këshilli i parë i bashkëpunimit të nivelit të lartë, i përbërë nga përfaqësues të dy qeverive, të kryesuar bashkërisht nga kryeministrat.
Kryeministrat aktualë të të dy vendeve, Hristijan Mickoski dhe Kiriakos Micotakis, ende nuk kanë zhvilluar një takim dypalësh, ndërsa situata është identike edhe në nivel presidencial.
Në vendin tonë nga viti i kaluar, ndërsa tek fqinji jugut në shkurt të këtij viti janë zgjedhur shefa të rinj të shteteve.



