back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 12 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetMarrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Rama "justifikon" ministrin

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Rama “justifikon” ministrin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas polemikave të krijuara mbi të ardhmen e marrëveshjes Shqipëri–Itali për qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin.

Në një deklaratë drejtuar mediave italiane dhe ndërkombëtare, Rama theksoi se protokolli mes dy vendeve mbetet në fuqi dhe nuk ka asnjë paqartësi politike lidhur me vazhdimësinë e tij.

“Për të gjithë gazetarët nga Italia dhe më gjerë, që po më kontaktojnë për një citim të keqinterpretuar nga një media pas intervistës së ministrit të Jashtëm shqiptar: dua të ritheksoj qartë dhe njëherë e përgjithmonë se protokolli ynë me Italinë do të qëndrojë në fuqi për sa kohë që Italia dëshiron”, u shpreh Rama.

Debati nisi pas raportimeve të medias Euractiv, ku thuhej se Shqipëria nuk do ta zgjasë marrëveshjen pas përfundimit të afatit fillestar pesëvjeçar.

Kjo erdhi pas deklaratave të ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha gjatë një interviste në Bruksel.

Më pas, Hoxha sqaroi se deklarata e tij ishte interpretuar jashtë kontekstit dhe nuk përbënte një vendim zyrtar të qeverisë shqiptare.

Sipas tij, gjatë një pyetjeje nga një gazetar mbi mundësinë e rinovimit të protokollit pas pesë viteve, ai ishte përgjigjur se “nuk ishte i sigurt”, duke shtuar se deri atëherë Shqipëria mund të jetë anëtare e Bashkimi Europian dhe situata mund të ndryshojë.

“Ka qenë thjesht një reflektim i çastit dhe jo një ndryshim i qëndrimit të Shqipërisë ndaj marrëveshjes,” deklaroi Hoxha.

Ai shtoi se deklarata nuk duhet interpretuar si tërheqje nga protokolli me Italia, duke theksuar se shpesh deklaratat e shkëputura nga konteksti krijojnë narrativa që nuk pasqyrojnë qëndrimin real të qeverive.

Marrëveshja Shqipëri–Itali për emigrantët parashikon përdorimin e qendrave në Gjadër dhe Shëngjin për menaxhimin e emigrantëve të kapur nga autoritetet italiane në Mesdhe.

Hoxha: Nuk do të ketë zgjatje të marrëveshjes së emigrantëve me Italinë

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat