back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 12 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaVeliaj akuza KLP-së/ “Çështja ndaj Ols Dados nuk u shqyrtua kolegjialisht”

Veliaj akuza KLP-së/ “Çështja ndaj Ols Dados nuk u shqyrtua kolegjialisht”

Erion Veliaj i është drejtuar me një kërkesë zyrtare të gjithë anëtarëve të Këshillit te Lartë te Prokurorisë, ku pretendon se kërkesa e tij për pavlefshmërinë absolute të dekretit të emërimit të prokurorit Ols Dado nuk është shqyrtuar asnjëherë nga KLP si organ kolegjial.

Sipas kërkesës së paraqitur, nga dokumentacioni i administruar në Gjykatën Administrative rezulton se lidhur me këtë çështje ka vepruar vetëm nënkryetari i KLP-së, Erind Gërmenji.

Veliaj pretendon se Gërmenji ka firmosur një shkresë ku thuhet se “KLP shqyrtoi kërkesën”, ndërkohë që, sipas tij, nuk rezulton të ketë pasur mbledhje, diskutim apo vendimmarrje kolegjiale të institucionit.

Në kërkesën e tij, Veliaj u kërkon individualisht anëtarëve të KLP-së të deklarojnë nëse kanë qenë në dijeni të procedurës së ndjekur dhe të faktit që çështja, sipas pretendimeve të tij, nuk është trajtuar në mënyrë kolegjiale.

Çështja ka hapur debat institucional mbi funksionimin dhe ushtrimin e kompetencave brenda organit kushtetues që administron statusin e prokurorëve në Shqipëri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat