back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniMarrëveshja e Prespës/ BDI: Nga yll i rajonit në faktor izolimi

Marrëveshja e Prespës/ BDI: Nga yll i rajonit në faktor izolimi

Shtatë vite më parë, Maqedonia e Veriut dhe Greqia nënshkruan marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar. Nga BDI thonë se kjo marrëveshje ishte një akt vizioni dhe guximi shtetëror, që jo vetëm hapi rrugën për anëtarësim në NATO, por e vendosi vendin në anën e duhur të historisë.

Gjithashtu thonë se Prespa e shndërroi shtetin në shembull rajonal për zgjidhjen e çështjeve të ndërlikuara përmes diplomacisë, dhe e vendosi Shkupin si platformë për dialog dhe stabilitet në tërë Ballkanin.

“Por sot, shtatë vite më vonë, po e shohim zhvlerësimin më të rëndë të atij kapitali. Qeveria, e cila duhet të jetë garant i orientimit euroatlantik të vendit, po shndërrohet në një kërcënim nga brenda. Narrativat ruse mbrohen nga funksionarë qeveritarë, votohet kundër Ukrainës, Dodik pritet si mysafir nderi, ndërsa Marrëveshja e Ohrit tash një vit është objekt i një agresioni sistematik. Perspektiva evropiane është ngrirë, qytetarët janë të demotivuar dhe të zhgënjyer, mijëra po e braktisin vendin apo kërkojnë rrugë drejt Evropës përmes pasaportave të tjera, ndërkohë që fqinjët ecin përpara në proceset integruese”.
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat