back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaBiokarburante edhe në Shqipëri/ Projektligji, Muçaj: Do të arrijmë 7% në vitin...

Biokarburante edhe në Shqipëri/ Projektligji, Muçaj: Do të arrijmë 7% në vitin 2030

Nga Ola Mitre

Të paktën 1% e karburantit të tregtuar gjatë vitit 2025 do të jetë bio. Projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”, i cili përcakton për herë të parë sasitë minimale vjetore në treg të biokarburanteve, ka nisur të diskutohet në komisionet parlamentare, duke i hapur rrugë miratimit të tij.

Përqindja e biokarburanteve në mishelën e karburanteve propozohet te rritet gradualisht me nga 1% për çdo vit, për të arritur në 7% në vitin 2030.

“Do të rregullojë këtë sektor dhe mbi të gjitha do të japë mundësinë që deri në nivelin 7% ne të kemi mundësi të përdorim biokarburante në formën e pastër apo në formën e përzierjes me karburante të tjera në Republikën e Shqipërisë, duke rregulluar në mënyrë të qenësishme me qëllim qëndrueshmërinë e përdorimit të këtyre karburanteve, duke përcaktuar në mënyrë të posaçme mënyrën e llogaritjes, marrjen e informacionit dhe sidomos monitorimin e tyre për qëllimet e paracaktuara”, – tha zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj.

Muçaj u ndal dhe te rëndësia e miratimit të këtij ligji nga pikëpamja mjedisore.

“Ky ligj ka për qëllim promovimin e kontributit në përmbushjen e angazhimeve të Republikës së Shqipërisë për emisionet e gazeve serrë që vijnë nga konsumi i hidrokarbureve në këtë sektor dhe, duke patur parasyh që transporti është dhe kontribuesi më i madh i dioksidit të karbonit në vend, të themi për të reduktuar efektet që kemi në klimë dhe ndryshimet klimatike, të cilat janë një problem themelor në vend”, – tha zv.ministrja.

Projektligji parashikon që biokarburantet që do tregtohen në vendin tonë do kushtojnë rreth 50% më lirë se karburantet e tjerë, pasi do të përjashtohet nga taksat dhe tarifat, me qëllim konkurrimin me çmimin dhe rritjen e konsumit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat