Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për dy zhvillime të ditëve të fundit, nisjen e detyrës së ambasadorit të ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt, dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga Presidenti Bajram Begaj.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në Facebook, Berisha u pyet nëse ishte i ftuar në ceremoninë që Ambasada amerikane pritet të zhvillojë më 2 tetor me rastin e prezantimit të ambasadorit të ri.
Berisha tha se nuk ka dijeni për ceremoninë, ndërsa i uroi mirëseardhjen diplomatit amerikan.
“E uroj mirëseardhjen ambasadorit, nuk kam asnjë dijeni për ceremoninë”, u shpreh ai.
Berisha u pyet gjithashtu për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga Presidenti Bajram Begaj lidhur me situatën e krijuar pas zhvillimeve që lidhen me ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni.
Edhe për këtë mbledhje, kreu i PD-së tha se nuk ka marrë një ftesë për të marrë pjesë.
“Nuk kam marrë asnjë ftesë”, deklaroi Berisha.



