KreuAktualitetPolitikaEric Wendt nis misionin në Tiranë/ Dorëzon kredencialet te Presidenti Begaj

Eric Wendt nis misionin në Tiranë/ Dorëzon kredencialet te Presidenti Begaj

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku do t’i dorëzojë letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj.

Ceremonia në Presidencë shënon nisjen zyrtare të misionit diplomatik të Wendt në Tiranë. Ai mbërriti në Shqipëri një ditë më parë, ndërsa me marrjen e detyrës përfundon edhe periudha thuajse trevjeçare pa një ambasador të konfirmuar amerikan në vend.

Wendt u propozua për postin nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe u konfirmua nga Senati i SHBA-së më 6 gusht.

Ambasadori i ri amerikan vjen në Shqipëri me një karrierë të gjatë në ushtri dhe në fushën e sigurisë kombëtare. Ai ka më shumë se 34 vite shërbim në ushtrinë amerikane dhe një pjesë të rëndësishme të karrierës e ka kaluar në Forcat Speciale amerikane, të njohura si “Green Berets”.

Në karrierën e tij përfshihet edhe drejtimi i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, duke e lidhur përvojën e tij profesionale veçanërisht me çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në kuadër të Aleancës.

Dorëzimi i letrave kredenciale te Presidenti Begaj është procedura që i jep zyrtarisht Wendt statusin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri dhe shënon fillimin e mandatit të tij diplomatik në Tiranë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat