back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaEkspertja Romina Radonshiqi: Rritja e të ardhurave tregon përparim në luftën kundër...

Ekspertja Romina Radonshiqi: Rritja e të ardhurave tregon përparim në luftën kundër informalitetit

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, komentoi treguesit më të fundit për arkën e shtetit, ku shfaqet një rritje e të ardhurave, duke e cilësuar këtë si një sinjal pozitiv për luftën kundër informalitetit në vend.

Radonshiqi vuri në dukje se kjo rritje reflekton ndërgjegjësimin në rritje të qytetarëve dhe një situatë të mungesës së punonjësve, që ka bërë që individët të punojnë edhe në një punë të dytë.

Ajo theksoi gjithashtu përmirësimet që po bëhen në skemën e pensioneve dhe reformat sociale, si dhe hapjen e kapitullit 19, të cilat pritet të ndihmojnë në zbutjen e varfërisë.

“Qeveria po bën përpjekje për të mbështetur grupet në nevojë dhe politikave sociale për të reduktuar varfërinë. Vendimi për mbështetjen e bujqësisë duhet përshëndetur, pasi zhvillimi i këtij sektori do të ndikojë në reduktimin e shpopullimit dhe mbajtjen gjallë të fermerëve,” tha Radonshiqi.

Ajo shtoi se me më shumë fonde për bujqësinë, fermerët do të kenë më shumë mundësi të vazhdojnë aktivitetin e tyre, duke marrë mbështetje nga qeveria.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat