KreuAktualitetPolitikaPër çfarë i akuzon Berisha, Baton Haxhian, Berat Buzhalën dhe Albatros Rexhën?

Për çfarë i akuzon Berisha, Baton Haxhian, Berat Buzhalën dhe Albatros Rexhën?

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj gazetarëve Baton Haxhia, Berat Buzhala dhe Albatros Rexha, duke pretenduar se ata kanë pasur kontakte me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, dhe se për këtë arsye kanë shkelur ligjin.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se tre gazetarët kanë takuar Hysenin dhe se, sipas tij, këto kontakte duhet të shqyrtohen nga institucionet përkatëse.

“Tre gazetarët Baton Haxhia, Berat Buzhala dhe Albatros Rexha, të cilët në përputhje me ligjin e Republikës së Kosovës kanë takuar Vlora Hysenin, kanë shkelur ligjin dhe janë të dënueshëm”, deklaroi Berisha.

Ai shkoi më tej duke pretenduar se secili prej tyre mund të përballet me deri në pesë vite burg dhe u bëri thirrje shoqatave të gazetarëve që të merren me rastin.

Berisha përmendi edhe marrëdhëniet e gazetarëve me Hysenin, duke thënë se njëri prej tyre e kishte cilësuar si mikeshë, ndërsa për Baton Haxhiun tha se kishte qenë një prej personave që e kishte rekomanduar Hysenin.

“Berati, paçka se një ditë më parë ishte takuar me të, Baton, i cili është edhe një nga rekomanduesit kryesorë të saj, shkruajti shkrimin se Vlora e kishte dashurinë në funksion të shërbimit”, tha Berisha.

Më pas ai përmendi edhe Albatros Rexhën, duke ironizuar raportimet rreth marrëdhënieve të Hysenit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat